Gjermani, konfirmohet humbja e Merkel

23/05/2011 16:55

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të mbajtura dje në Bremen, landi më i vogël i Gjermanisë, konfirmojnë humbjen e re të Angela Merkel.

Të gjelbërit kanë kaluar CDU-në e kancelares, sikurse parashikohej në sondazhe, duke u bërë kështu partia e dytë pas SPD-së.

Zyra elektorale rajonale do të publikojë rezultatet zyrtare pas disa ditësh, por sipas të dhënave ditore, të gjelbërit kanë fituar gjashtë pikë.

Ata kanë kaluar kështu nga 16.5 për qind në vitin 2007, në 22.5 për qind. Në të njëjtën kohë, CDU-ja ka humbur 5.5 për qind.

Top Channel