BE, sanksione ndaj presidentit sirian

23/05/2011 16:00

BE ka vendosur për herë të parë sanksione ndaj presidentit sirian Bashar al Assad, për ta detyruar atë që të ndalojë reagimet e dhunshme ndaj protestave të qytetarëve.

Ministrat e Jashtëm kanë rënë dakord në një takim në Bruksel për ta futur Assad dhe 9 zyrtarë të tjerë në listën e personave që u ndalohet udhëtimi dhe që duhet t’u ngrijnë asetet.

Deri tani Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj vëllait të presidentit, katër kushërinjve të tij dhe disa njerëzve të afërt.

Ditën e shtunë pesë persona u qëlluan për vdekje teksa po merrnin pjesë në varrimin e disa viktimave që kishin humbur jetën në protestat anti-qeveritare të së premtes.

Top Channel