Liga e Europës, Braga-Porto cifti finalist

05/05/2011 23:45

Porto-Braga është cifti finalist i kupës Europa Ligë. Porto u mund 3-2 në ndeshjen e kthimit me Vlarealin në Spanjë, por vendimtar ishte takimi i parë ku portugezët kishin fituar me rezultatin 5-1 në Porto.

Spanjollët kaluan të parët në avantazh me Canin në minutën e 17-të, por Porto u kundërpërgjigj me një dygolësh, Hulk në mbyllje të pjesës së parë dhe Flakao në fillimin e pjesës së dytë.

Sërish përpiqen spanjollët dhe ia dolen vetëm të përmbysin rezultatin me golin e Kapdevijës dhe Rosit me 11-metërsh, por shifrat 3-2 nuk i mjaftuan atyre për të siguruar kualifikimin.

Në gjysmëfinalen tjetër Braga arriti të sigurojë kualifikimin në minutën e 18-të me Kustodion, duke eliminuar kështu skuadrën tjetër portugeze të Benfikës.

Ndeshja finale e kupës Europa Ligë do të zhvillohet në Dublin më 18 maj.  

Top Channel