8 maji, Rama: Nga Vlora fryma e fitores

05/05/2011 20:20

Kryetari i PS, Edi Rama ka zhvilluar në Vlorë mitingun për mbylljen e fushatës elektorale, prej nga ka kërkuar përhapjen e frymës së fitores në të gjithë vendin.

“Më 8 maj Vlora do të përcjellë kudo frymën e fitores. Më 8 maj qytetarët vlonjatë do votojnë për Shpëtim Gjikën dhe Aleancën për të Ardhmen”, ka deklaruar Rama.

Kryesocialisti ka nënvizuar se programi që ofron qeverisja e majtë synon zhvillimin e Shqipërisë sipas standarteve të vendeve evropiane. Rama ka premtuar se cdo qytet i vendit do të ketë një infrastrukturë moderne.

“Ne do të angazhohemi për të ndërtuar Evropën në Shqipëri. Ne do të krijojmë një administratë publike transparente. Qytetet do të kenë rrugë të shtruara dhe një transport publik modern”, ka pohuar Rama.

Rama ka theksuar se një tjetër prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik, i cili sipas tij do të arrihet me votën e qytetarit për Partinë Socialiste.

“Do të paguajmë 50 për qind të qerasë për familjet e pastreha. Qytetarët do të na japin mandatin për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Vota është fuqia magjike e demokracisë. Me votë do të ndëshkojmë keqqeverisjesn”, ka shtuar Rama.

Top Channel