VIDEO/ Momenti kur Presidenti Trump largohet nga Shërbimi Sekret pas 8 të shtënave në darkën me gazetarët 26/04 03:45
Mesfushori Klaus Gjasula u shpreh se Kombëtarja e prezantoi më së miri Shqipërinë në kampionatin e Euro2024.
Në prononcimin për mediat pasi lanë përgjysmë ëndrrën e Euro24, Gjasula tha se bota e sheh ndryshe tashmë Shqipërinë dhe skuadra dha më të mirën e saj.
“Besoj qe jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje të mirë dhe e kemi prezantuar Shqipërinë shumë mirë. Me autogolin ishte vuajtje për disa minuta, pastaj me golin ishte e shkëlqyeshme.
Çdo minutë e shijova dhe provova të jap maksimumin. Bota besoj na sheh tashmë me sy ndryshe, tifozët tanë ishin më të mirët në këtë europian.”-u shpreh Gjasula.
Top Channel