Thaci, ndryshime rrënjësore në kabinet?
29/04/2011 09:10
Kryeministri Hashim Thaçi ka në plan të zëvendësojë ministra dhe të bëjë ndryshime brenda kabinetit qeveritar.
Shtypi kosovar njoftoi se do të bëhet vlerësim i punës së secilit ministër, 100 ditë pas vënies së tyre në krye të dikastereve.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk e ka konfirmuar këtë njoftim, por gjithësesi, sipas Telegraf, nuk e ka mohuar mundësinë e riformatimit të qeverisë.
Top Channel