Siria, BE bëhet gati për sanksionet

28/04/2011 20:45

Bashkimi Evropian po bëhet gati të propozojë sanksione politike dhe ekonomike ndaj Damaskut zyrtar, për shkak të gjakderdhjes gjatë protestave kundër regjimit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat evropiane, sipas të cilave Brukseli do të kërkojë që sanksionet të mbajnë vulën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për pezullimin e ndihmave të dhëna në kuadër të politikës së bashkëpunimit dhe për ndërprerjen e ndihmave nga Banka Qendrore Evropiane, që shkojnë rreth 200 milionë euro në vit.

Mbi 450 persona në të gjithë Sirinë mendohet të jenë vrarë që nga nisja e protestave pro-demokratike rreth gjashtë javë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA