Mbi 2 miliardë njerëz në të gjithë botën do të ndjekin te premten ceremoninë madhështore në Londër, të martesës së princit William me Kate Middleton kur mbretëresha e ardhshme e Anglisë, do t’i betohet princit për dashuri, nder dhe përmbajtje.
24 orë përpara nisjes së dasmës, kur gjithçka është gati, interesi dhe kurizoteti ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Por, përsë një interesim i këtyre përmave?
Kjo edhe disa pyetje të tjera marrin përgjigje nga ambasadorja e Mbretësisë së Bashkuar në Tiranë Fiona McIlwham, e cila preferoi të flasë shqip, gjatë kësaj interviste zhvilluar në rezidencën e saj.
Pa asnjë dyshim që dasma e Princit William dhe Kate Middleton është dasma e shekullit. Ajo ka gjeneruar një interes të madh edhe në Shqipëri. Çfarë mund të presim të shohim nesër?
Jam shumë e lumtur që jam me ju sot për të folur për një ngjarje të madhe. E premtja do të jetë një ditë pushimi dhe një festë kombëtare në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë njerëzit do të festojnë në shtëpi, në rrugë dhe në bare. Qindra mijëra të tjerë do të jenë në Londër bashkë me turistë nga e gjithë bota.
Nesër në ditën e dasmës, do të shikojmë një Britani tradicionale, apo do të shfaqet një Britani moderne?
Besoj se pak nga të dyja. Ceremonia do të zhvillohet në Westminster Abbey që ka mbi 1 mijë vite histori, 14 dasma mbretërore dhe 38 kurorëzime. Cifti do të udhëtojë nga Abbey në Buckhingam Palace me një karrocë që tërhiqet nga kuajt e shoqëruar nga rojat me uniformë ceremoniale dhe sipas traditës çifti do të përshëndesë turmën nga ballkoni i Pallatit Mbretëror. Por do të jetë edhe një dasmë moderne me të ftuar shumë personalitete.
Sytë e botës i janë drejtuar Britanisë në këtë periudhë. Pse vitet në vazhdim do jenë një kohë emocionuese për Britaninë?
Dasma do të shënojë fillimin e një periudhe të madhe për Mbretërinë e Bashkuar. Viti 2012 do të jetë 60 vjetori i Mbretëreshës në fron dhe në korrik Londra do të presë Lojërat Olimpike.
Pse mendoni se njerëzit rreth e rotull botës janë ende aq të interesuar tek Britania dhe ngjarje të tilla si kjo martesë?
Tek Britania vlerësohet demokracia, vlerat dhe futbolli. Sot Britania e Madhe është një nga vendet me diversitetin më të madh kulturor dhe etnik. Është shumë e kërkuar për turizëm dhe për institucionet arsimore të saj.
Si do ta festoni dasmën në Shqipëri?
Ambasada do të organizojë një festë në rrugë për komunitetin britanik dhe miqtë e tjerë në Shqipëri ku do të transmetojmë direkt martesën nga Westminster.
Top Channel