Në daljen e parë publike pas shumë kohësh, pretendenti për fronin mbretëror, Leka i Parë i është bashkuar zërave kundër regjistrimit etnik dhe fetar, duke nënshkruar peticionin.
Ai është bërë kështu firmëtari i 20.000 në listën e qyetatrëve të cilët kundërshtojnë këtë regjistrim.
“Ju keni filluar një iniciativë kombëtare, ju urojmë shumë sukses. Juve dhe bashkëpunëtorët tuaj keni marrë përsipër një iniciativë që është jo vetëm e nevojshme, por edhe e rrezikshme”, ka deklaruar Leka i Parë.
Gjatë takimit, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu vlerësoi rolin historik të familjes mbretërore.
“Është një kënaqësi të jetë kjo firma e 20 mijtë, që është shumë domethënëse pasi përmbushet një e drejtë kushtetuese e qytetarëve për të kërkuar një projekt/ligj. Kjo nismë synon thyerjen e servilizmit dhe fobisë, duke i kthyer dinjitetin shtetit tonë”, ka deklaruar Spahiu.
Top Channel