
Është inaguruar në periferi të Tiranës, Universiteti Islamik, i pari në historinë e Shqipërisë.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muca ka theksuar se feja islame nuk është fe e dhunës dh e shkatërrimit, por fe e dijes.
“Urdhëri i parë i Kuranit të madhërishëm është “lexo”. Ne sot po hedhim një hap të rëndësishëm tek të rinjtë, që të lexojnë e studiojnë”, ka deklaruar Muca.
Përfaqësuesi i fondacionit Sema, një nga bashkëpunëtorët e KMSH për ngritjen e këtij universiteti, pohon se tilla shkolla do të shërbejnë për të mirën e njerëzimit.
“Besoj se në këto shkolla do të jenë arkitektët e së ardhmes. Dhuna nuk do ezkistojë më, por vetëm dialogu”, ka thënë ai.
Duke marrë shkas nga pjesëmarrja në një aktivitet fetar, kryeministri Berisha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për të përshpejtuar zhvillimin e vendit.
“Le të frymëzohemi nga këto mësime, të respektojmë njëri-tjetrin, të përhapim mesazhin e shpirtit tonë qytetar dhe të jemi të sigurt se do ecim me sukses drejt asaj të ardhmeje që po e ndërtojmë me vështirësi”, ka deklaruar Berisha.
Top Channel