Një burrë kërcënoi me vetevrasje, plagoset polici

07/04/2011 15:10

60-vjecari Caush Isaraj nga fshati Picar i Gjirokastres, por me banim ne
Kamëz, Tiranë ka kercenuar se do te vetëflijohej, duke u hedhur nga nje
shtylle e tensionit te larte ne rrugen “Don Bosko”, ne Tirane.(UPDATE)

Ai ka qendrur ne pothuajse 15 metra per rreth 2 ore duke komunikuar ne telefon dhe duke refuzuar thirrjen e policise per te zbritur.

Ne vengjarje ka mberritur nje ekip i RENEA-s, i cili pasi ka negociuar, dy prej efektiveve kane nderhyre per ta shpetuar burrin. Ata jane ngjitur deri lart dhe shpetimi i burrit eshte pritur me duartrokitje nga kalimtare e kureshtare qe ishin grumbulluar poshte shtyllen duke ndjekur zhvillimin e kesaj ngjarjeje.

Por gezimi ka zgjatur vetem pak sekonda. Nje prej efektivave te policise per pak ka rene viktime, pasi gjate zbritjes nga shtylla ka rreshqitur duke rene ne toke nga nje lartesi prej 3 metrash.

Efektivi i policise eshte percjelle per ne spital ku eshte jashte rrezikut per jeten. Ndersa 60-vjecari, i marre ne pyetje nga policia ka shpjeguar se aktin e kishte ndermarre si nje menyre per te terhequr vemendjen per padrejtesive qe sipas tij i jane bere per ceshtjen e pronave ne fshatin e tij.

Nje vit me pare te njejten gje beri nje burre po per ceshtjen e pronave. Ai kishte marre me vete edhe tre femijet dhe kercenonte se do te hidhej nga tarraca e nje pallati perballe Ministrise se Drejtesise.

Top Channel