Shtresa e ozonit ka pësuar dëmtime të paprecendentë në Arktik këtë dimër. Në fund të marsit, sipas BBC-së, është shkatërruar 40% e masës së gazit në stratosferë, në një kohë kur rekordi i deritanishëm ishte 30%.

Ozoni mbron kundër kancerit të lëkurës, por reaksionet me kimikatet industriale e dëmtojnë rëndë shtresën e tij.

Të tilla kimikate janë kufizuar nga protokolli i Montrealit i OKB-së, megjithatë, jetëgjatësia e madhe i bën ato të qendrojnë aq gjatë në atmosferë, sa dëmi mund të vazhdojë për dekada të tëra.

Kushtet e të ftohtit në stratosferë i përshpejtojnë reaksionet shkatërruese.

Ndonëse një fenomen i tillë është i përvitshëm në antarktidë, ku dhe ka marrë termin “vrimë e ozonit”, panorama në arktik konsiderohet më pak e qartë, pasi moti në stratosferë nuk është shumë i parashikueshëm.

Temperaturat në rajon këtë dimër, kanë qenë më të ngrohta se zakonisht, megjithatë në lartësitë 15 deri në 20 km mbi sipërfaqen e tokës, ato kanë pësuar rënie.

Humbjet e ozonit për 2011-tën tregojnë se duhet të jemi vigjilentë e ta mbajmë nën vëzhgim situatën në Arktik, thotë sekretari i përgjithshëm i organizatës metereologjike botërore, Michel Jarraud.

Dëmtimi i shtresës së ozonit lejon të kalojnë më shumë rreze të dëmshme ultravioletë në atmosferë, çka është lidhur me shtimin e rasteve të kancerit të lëkurës, perdes së syrit dhe dëmtimit të sistemit imunitar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA