Shijak, plagosen babai dhe dy djemtë

30/03/2011 21:20

Një konflikt i armatosur është regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Shijakut, një tre anëtarë të së njëjtës familje janë qëlluar me armë zjarri.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë së Durrësit, sipas të cilave personat e plagosur janë shtetasi Hekuran Kurti dhe dy djemtë e tij, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve, uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas mbledhjes së dëshmive kanë arritur të identifikojnë autorin e ngjarjes, shtetasin Arsen Shehu.

Nga dëshmitë e mbledhura mësohet se 45-vjecari nga fshati Gjepalaj ka qëlluar me pistoletë ndaj anëtarëve të familjes Kurti pas një grindjeje të castit.

Top Channel