Pakistan, sulm i SHBA-ve, 22 të vdekur
17/03/2011 09:55
Është 22 të vdekur bilanci i viktimave të një sulmi të një avioni amerikan në veri të Waziristan, në veriperëndim të Pakistanit.
Dy raketa kanë qëlluar dhe shkatërruar një vendstrehim të talebanëve në zonën e Dattakhel, 40 kilometar nga Miranshah, e kontrolluar nga militantët fondamentalistë.
Ndërkohë dy kamionë me mallra të destinuara për trupat e NATO-s në Afganistan janë shkatërruar nga një sulm që ka ndodhur gjatë natës në Peshawar, në verilindje të Pakistanit.
Top Channel