Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, thuhet se sot kryeministri Sali Berisha, i bashkohet dhimbjes se familjarëve të viktimave që 3 vjet më parë humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit.
Në këtë njoftim thuhet se kryeministri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të mos vonohen në ndëshkimin e përgjegjësve të kësaj tragjedie.
Kryeministri vlerëson se Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama po luajnë një lojë makabër me këtë tragjedi dhe përshëndet aktin dinjitoz të banorëve të Gërdecit për t’u distancuar nga kjo lojë.
Më tej në njoftim thuhet se në 2 vjetorin e kësaj tragjedie Edi Rama nuk u kujtua fare për viktimat, pasi ai nuk ishte vit elektoral.
Qeveria, mbyllet njoftimi i Kryeministrisë, garanton banorët e kësaj zone se do të angazhojë të gjitha mundësitë e saj për të ndihmuar e lehtësuar jetën e tyre.
Top Channel