Haiti, Uashingtoni kundër rikthimit të ish-presidentit

14/03/2011 22:50

Uashingtoni i kërkoi ish-presidentit haitian, Jean-Bertrand Aristide që të shtyjë rikthimin e tij në Haiti pas zgjedhjeve të 20 marsit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se rikthimi i ish-presidentit në azil, varej nga vetë Haiti, gjithësesi, Shtëpia e Bardhë, tha zëdhënësi, këmbëngul që Aristide të kthehet në vendlindje pas zgjedhje, pasi kthimi i tij para mund të destabliziojë procesin.

Aristide, një ish-prift katolik, ishte presidenti i parë i Haitit në demokraci. Fillimisht ai u zgjodh në postin e presidentit në vitin 1990. por qendroi vetëm pak muaj në detyrë, pasi në grusht shteti e rrëzoi atë. Ai rikthehet president në vitin 1994 për të shërbyer deri në vitin 1996. U rizgjodh president sërish më 2000, por u detyrua të largohet nga pushteti në vitin 2004. Që prej këtij viti ka jetuar në azil, kryesisht në Afrikën e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA