Bahrein, qeveria e hapur për dialog
19/02/2011 21:55
Qeveria e Bahrein ka lajmëruar mbrëmjen e sotme se ka hapur bisedimet për reformat me grupet e opozitës.
“Një proçes dialogu ka filluar mes princit trashëgimtar dhe grupeve politike”, lexohet në një mesazh të shpërndarë në Twitter nga Autoritetet e Informacionit në vendin e vogël të Gjirit.
Sot ushtria është tërhequr nga rrugët.
Në përleshjet e ditëve të shkuara kanë humbur jetën 6 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Top Channel