Ka nisur marshimi i protestuesve të opozitës të cilët nga disa pika kryesore të kryeqytetit po drejtohen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Manifestuesit të mbledhur nga disa rrethe kryesore të vendit janë grumbulluar fillimisht tek “Zogut të Zi”, Pallati me Shigjeta, Stacioni i Trenit, Rruga e Elbasanit, nga ku më pas do të drejtohen për tek sheshi midis Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes.
Prej aty ata do të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku dhe do të mbahen fjalimet e liderëve të opozitës.
Pritet që kjo protestë të jetë e qetë dhe do të zhvillohet nën moton: “Qetësisht, por vendosmërisht”.
Kërkesat kryesore të manifestuesve janë zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe vënia para përgjegjësisë së personave të përfshirë në vrasjen e katër personave në demonstratën e 21 janarit.
Top Channel