Vogëlushja e plakur
17/02/2011 08:45
Ashanti Smith është një vajzë 8-vjeçare, trupi i së cilës i ngjan një gruaje të moshuar për shkak të një sëmundje të rrallë.
Sindroma “Gilford Progeria” i është diagnostikuar që kur vogëlushja angleze ishte vetëm një vjeç. Sëmundja nuk e lejon as të ecë për distanca të gjata sepse mushkëritë e saj janë shumë të dobta.
Vetëm dy fëmijë vuajnë nga kjo sindromë në Britaninë e Madhe. Kjo sëmundje prek 1 fëmijë në 4 milionë dhe nuk shkakton probleme me trurin, por vetëm plakje të fizikut.
Top Channel