Njerëzimi ecën në sipërfaqen e Marsit

14/02/2011 15:45

Dy astronautë ecën sot për herë të parë në sipërfaqen e Marsit, në një dhomë simulimi brenda Institutit Hapësinor të Moskës.

Siç raportoi BBC gjatë drekës, astronautët janë vullnetarë që kaluan së bashku me katër persona të tjerë një periudhë tetë-mujore në disa tuba pa dritare, që përfaqësojnë një anije kozmike.

Projekti Mars500 po krijon në Tokë kushtet e fluturimit (i cili do të kërkojë 8 muaj kohë deri në mbërritje në planetin e Kuq) dhe ato me të cilat astronautët do të përballen nëse do të zbarkojnë në sipërfaqen e Marsit.

Rusi Alexander Smoleevskiy vendosi flamurin e vendit të tij, ndërsa italiani Diego Urbina atë të Bashkimit Europian, në atë që është sipërfaqja e supozuar e planetit më të afërt me Tokën.

Një flamur i tretë, ai i Republikës Popullore të Kinës, u vendos në Mars. Tre astronautë rusë dhe një francez do të përsërisin ushtrimin në ditët në vazhdim.

Në fundin e stërvitjes, pritet që misioni i rrezikshëm i udhëtimit në Planetin e Kuq të jetë edhe më i afërt.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mundën Bashkimin Sovjetik duke dërguar njeriun e parë në Hënë në vitin 1969, por Federata Ruse mund të hakmerret në mënyrë krejt origjinale, duke u bërë e para që do të zbarkojë në Mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA