Garancitë e sigurisë nga Ukraina, Macron kërkon një samit të aleatëve të Kievit në fillim të janarit në Paris
Autoritetet kubaneze liruan një tjetër të burgosur politik, edhe pse ai refuzoi që të largohej nga vendi për të shfrytëzuar strehimin politik që i akordoi Spanja.
Burimet e Vatikanit informuan se përveç Eduardo Diazit, edhe një tjetër disident, Hector Maseda, pritet të lirohet së shpejti.
Dy personat përfshihen në listën e 52 disidentëve që autoritetet komuniste ranë dakord të lironin në korrik 2010, pas një marrëveshje të negociuar nga Selia e Shenjtë.
Megjithatë, disa prej tyre vazhdojnë të jenë në burg, pasi kanë refuzuar të largohen jashtë vendit pas lirimit.
Dy disidentë të tjerë u liruan më parë gjatë janarit, por burime të kishës informojnë se edhe katër të burgosur politikë, të cilët nuk ishin pjesë e marrëveshjes, janë vendosur të lirohen.
Top Channel