Gjykata e shkallës së parë në Tiranë ka dhënë para pak castesh masën e sigurisë “arrest me burg” për gardistin Agim Llupo.
Oficeri Llupo, shef i njësisë speciale në Gardën e Republikës, akuzohet për vrasjen e shtetasit Ziver Veizi gjatë demonstratës së 21 janarit.
Avokati i tij ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, pasi sipas tij për “arrestin me burg” nuk ka prova të mjaftueshme.
Llupo u arrestua 15 ditë pas protestës së 21 janarit, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me ngjarjen në fjalë.
Në pamjet e xhiruara nga televizionet që ndoqën protestën e muajit të kaluar, që u mbyll me katër të vrarë, Llupo shfaqet nga dritarja e ulët e kryeministrisë, duke qëlluar me automatikun e tij tip “MP5”.
Top Channel