Guardiola rinovon me Barcelonën
09/02/2011 08:05
Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, ka rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2012 me klubin “blaugrana”.
Negociatat janë kryer në fhehtësi të plotë. Asnjë nga klubi nuk është shprehur këto ditë ndërsa menaxheri i trajnerit ka qenë “i pakapshëm” për mediat.
Barcelona nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër për këtë rinovim.
Firma do të hidhet në kontratë ditët e ardhshme sepse për momentin Sandro Rosell, presidenti i Barcelonës, ndodhet në një udhëtim pune.
Top Channel