Tiranë, sulmohet argjendaria në qendër

24/01/2011 18:00

Dy persona kanë tentuar paraditen e sotme të grabisin një argjendari në qendër të kryeqytetit, por pa ia arritur qëllimit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave dy personat kanë hyrë në një argjendari tek rruga e Durrësit.

Sipas burimeve, ata kanë goditur disa herë me mjete të forta punonjësen e dyqanit, për shkak se ajo ndezi sinjalin e alarmit.

Kjo ka bërë që drejt vendit të ngjarjes të nisen uniformat blu, ndërkohë që hajdutët janë detyruar të largohen.

Burimet shtojnë më tej se agjentët e policisë po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e dy grabitësve.

Top Channel