Basha: Të gatshëm të ndërhyjmë
21/01/2011 16:30
Policia e shtetit ka bërë të ditur se disa prej efektivëve të policisë janë plagosur gjatë përleshjeve me demonstruesit. Autoritetet kanë bërë të ditur se pesë efektivë të plagosur që janë dërguar për mjekim në spital.
Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha në një komunikatë për mediat, ka deklaruar se policia e shtetit është e gatshme të ndërhyjë nëse do të ketë përkeqësim të situatës.
Ndërkohë demonstruesit vijojnë të qëllojnë me gurë mbi godinën e Kryeministrisë.
Top Channel