
Dy anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naco u betuan në mesditë para presidentit për ushtrimin e detyrës së re.
Ata u betuan tre ditë pasi morën në Parlament votëbesimin vetëm të mazhorancës, nën thirrjet për dorëheqje të qeverisë nga ana e deputetëve opozitarë.
Të dy anëtarët e kabinetit janë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila sipas marrëveshjes mban 4 poste qeveritare.
Dy nga më të rëndësishmet, zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, deri para një jave mbaheshin nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili dha dorëheqjen pas shfaqjes së videos së regjistruar nga Dritan Prifti.
Postet e zotit Meta janë ndarë në këtë mënyrë, zëvendëskryeministër Edmond Haxhinasto, i cili është edhe ministër i Jashtëm, ndërsa Ministria e Ekonomisë për Nasip Nacon, që ka patur eksperiencë shumëvjecare si prokuror dhe së fundmi deputet në Komisionin e Ligjeve.
Top Channel