
Antari i grupit të famshëm Backstreet Boys, AJ McLean do të hyjë në një qendër rehabilituese për të tretën herë, pas abuzimit të tij me drogën, zbuloi media amerikane gjatë ditës.
Lajmin vjen vetëm dy muaj pasi këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Alexander James dhe grupi i shpërbërë lajmëruan për planet e tyre për një ribashkim të mundshëm.
”Për arsye personale, jam regjistruar në një klinikë rehabilitimi”, deklaroi McClean në një deklaratë të lëshuar sot. “Me vitin 2011 që do të jetë i ngarkuar për BB, dua të jem i shëndetshëm dhe në formën time më të mirë. Falenderoj familjen, miqtë dhe të gjithë fansat për mbështetjen. Në të njëjtën kohë, shpresoj që të më jepet pak intimitet në ndjekjen e kurës”.
Top Channel