Becaj: Distancohem nga videoja

14/01/2011 14:50

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, përmes një deklarate për shtyp është distancuar nga videoja Meta-Prifti e transmetuar nga “Fiks Fare”, ku përmendet edhe emri i saj.

Becaj ka deklaruar se emërimi i vajzës së saj në një nga ambasadat e Shqipërisë në BE nuk është bë përmes favorizimeve, sic pretendohet në video.

“Distancohem nga përfshirja ime si kryetare e Gjykatës së Lartë në këtë cështje. Emërimi i vajzës sime në ambasadë është bërë në respektim të ligjit. Emërimi i vajzës sime nuk është bërë për favoret e pretenduara, por nga profesionalizimi i saj”, ka deklaruar Becaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA