I kërkon dorën përpara stadiumit… refuzohet

04/01/2011 13:30

Ai që ishte menduar nga një i ri amerikan si momenti më i bukur i jetës së tij, u shndërrua në një turpërim publik, kur e dashura refuzoi propozimin për martesë të bërë përpara një stadiumi basketbolli.

Në një ndeshje basketbolli të kolegjeve, i riu kishte porositur që në pushimin e pjesëve kamerat të fokusoheshin tek ai dhe të shfaqej në ekranet e mëdha të stadiumit. Kur kjo ndodhi, ai u përkul në gjunjë, nxorri unazën dhe i tha të dashurës së tij: “E dija që do ta bëja këtë që në ditën e parë që u takuam dhe tani besoj se është momenti më i përshtatshëm për të ta thënë”.

E befasuar, vajza mbeti disa sekonda pa folur, përpara se të përgjigjej: “Jo… kjo nuk është origjinale”. Më pas, ajo u largua, duke e lënë djaloshin në ekranet e mëdha të stadiumit të dëshpëruar, me mijëra persona dëshmitarë të skenës në impiant dhe miliona në shtëpi.

Pa dyshim, një refuzim i tillë, ishte një prej më të sikletshmëve të njohur ndonjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA