Osbourne: Tatuazhet janë si droga

17/11/2010 09:50

Ozzy Osbourne, rokeri 61-vjeçar, ka këshilluar vajzën e tij Kelly që të mos bëjë të njëjtin gabim që ka bërë ai vetë duke e mbushur trupin me tatuazhe.

Ozzy mendon se shumë njerëz pendohen me kalimin e kohës: “Problemi i tatuazheve është se fillon dhe bëhesh i varur, njësoj si me drogën. Kërkon të bësh gjithmonë e më shumë.”

“Kam njohur vajza që e kanë nisur me një lule në kyçin e këmbës dhe tre muaj më vonë kishin një fushë-betejë të vizatuar në kurriz”, vazhdoi Ozzy.

Osbourne shtoi për ‘Sunday Times Magazine’: “Të jesh e re dhe të ndihesh e bukur me një tatuazh në trup është mirë, por të jesh gjyshe dhe të kesh një kamë të vizatuar në krah nuk është dhe aq mirë.”

Top Channel