Princi William i jep fund beqarisë

16/11/2010 13:20

Marrin fund të gjitha spekulimet se kur Princi William do të martohet me të dashurën e tij Kate Middleton. Clarence House, selia e Princit të Uellsit babait të Princit William, paraditen e sotme ka shpërndarë lajmin se cifti do të martohet vitin e ardhshëm.”

Princi i Uellsit është i lumtur të anoncojë lajmin e martesës mes princit William dhe zonjushës Catherine Middleton” thuhet në njoftimin për shtyp.

Dasma do të zhvillohet në Londër gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.

Princi William 28 vjeç, i dyti në fron për të udhëhequr monarkinë britanike pas një lidhjeje disa vjeçare u fejua me Kate Middleton në muajin tetor 2010  gjatë kohës kur ata ishin me pushime në Kenia.

Ai ka njoftuar gjyshen, Mbretëreshën Elisabeta II për martesësn pasi ka marrë pëlqimin e babait të vajzës.

Princi William sëbashku  me Kate Middleton, e cila mbante në gisht një unazë me diamantë blu të cilën e kishte mbajtur Princesha Diana,  kanë dalë përpara medias duke treguar se sa të lumtur dhe të gëzuar ishin.
“Koha e përshtatshme ishte tani.Të dy ne jemi shumë të gëzuar” ka deklaruar princi.
Ndërsa Kate e pyetur se kur William i propozoi tha:
“Ishim me pushime në Kenia në një vend shumë të qetë. Ishte një moment shumë romantik kur William më propozoi”.
Pas martesës çifti do jetojë në veri të Uellsit ku princi William do të vazhdojë së shërbyeri në “Forcën Ajrore Mbretërore”.

Zonjusha Middleton e cila mbush 28 vjeç në muajin Janar, pas martesës do të marrë titullin e princeshës.

Menjëherë pas bërjes publik të këtij lajmi kryeministri David Cameron ka uruar çiftin.

Kate Middleton  ka lindur në zonën Berkshire dhe vjen nga një familje e rangut të mesëm

Me princin William ajo do niste historinë e dashurisë në vitin 2001 kur ata studionin së bashku në universitetin St Andrews.

Dasma pritet të tërheqë një vëmendje të madhe të medias botërore të njëjtë me atë të martes së nënës së tij Princeshës Diana, e cila u nda nga jeta gjatë një aksidenti në Francë.

Top Channel