Mel Gibson pranon dhunën ndaj Oksanës

16/11/2010 16:30

Aktori Mel Gibson mohon të ketë goditur partneren e tij, Oksana Grigorieva, në kohën që kishte në duar foshnjen disa muajshe, Lucia, por pranon që i ka dhënë një shuplakë kur ajo u bë histerike.

TMZ.com tregon se sipas dokumenteve gjyqësore tek të cilat ka pasur akses, Gibson ka deklaruar se ka ushtruar dhunë ndaj Oksana Grigorievës.

Protagonisti i ‘Braveheart’ shpjegon: “Një herë i kam dhënë një shuplakë Oksanës për ta kthyer në realitet. Nuk e godita me forcë, vetëm doja që të vinte në vete dhe të mos bërtiste në kohën që kishte në dorë fëmijën.”

Më pas vazhdon: “Nuk e godita me grusht, siç tregon Oksana. Nuk e kontrollova veten si duhej sepse isha shumë i inatosur me mënyrën se si po e mbante fëmijën, por dora ime nuk ka prekur për asnjë moment foshnjen.

Top Channel