Ne-Yo bëhet baba për herë të parë

15/11/2010 10:25

Këngëtari Ne-Yo është bërë baba për herë të parë kur partnerja e tij, Monyetta Shaw, lindi një vajzë dy muaj para kohe, të premten në mbrëmje.

Reperi konfirmoi për revistën ‘People’ se emri i vajzës është Madilyn Grace Smith.

“Është një ndjenjë fantastike të bëhesh baba. Vajza është e shëndetshme”, u shpreh Ne-Yo.

“Cdo gjë që kam, e gjithë jeta ime tashmë i përket asaj”, përfundoi Ne-Yo.

Top Channel