Depp dhe Jolie: Jemi familjarë

15/11/2010 09:15

Angelina Jolie dhe Johny Depp kanë të përbashkët jo vetëm protagonizmin në filmin ‘The Tourist’, të regjizorit Florian Henckel von Donnersmarck.

Aktorët e famshëm janë shprehur se të dy janë persona familjarë dhe i pëlqen shumë të qëndrojnë në shtëpi.

“Nuk jemi tipa të shoqërueshëm. Nuk dalim shumë nga shtëpia, sidomos kur ishim në Francë (aktorët kanë qenë fqinjë). Qëndronim si të izoluar”, shprehet Jolie.

Edhe pse nuk kanë pasur kontakt mes tyre para se të fillonin xhirimet e filmit ‘The Tourist’, Johnyy Depp deklaron se ishte shumë i gëzuar kur iu dha mundësia të punonte me aktoren e famshme.

“Kam lexuar shumë për çiftin Jolie-Pitt. E dija që Angelina është një aktore shumë e mirë, por nuk dija se si mund të ishte puna me të. Tani që e njoh mund të them që është me të vërtetë fantastike”, deklaroi Depp.

Top Channel