Pasuria, Lady GaGa kalon Madonna-n

11/11/2010 14:00

Në pak kohë ia ka dalë që të kalojë idhullin e saj. Lady GaGa në vitin 2010 ka fituar vendin e katërt ne klasfikimin e grave më të pasura të Hollywood të hartuar nga “Forbes”.

Me një fitim prej 64 milionë dollarësh në 12 muajt e fundit, Lady GaGa ka lënë pas saj Madonna-n, e cila renditet në vendin e pestë.

Në krye ndodhet Oprah Winfrey, që i kalon të gjithë me 324 milionë dollarë. Medalja e argjendtë për Beyoncè, me 89 milionë lekë ndërsa medalja bronxi shkon për Britney Spears me 65 milionë.

Në vend të gjashtë ndodhet Sandra Bullock, pas saj Miley Cyrus, Taylor Swift dhe Judge Judy.

Top Channel