Keanu Reevs, samuraj në “47 Ronin”

11/11/2010 12:55

Aktori Keanu Reevs do të jetë një samuraj në “47 Ronin”, një film gjigand i “Universal” që do të dalë në kinema në vitin 2012 me regji të Carl Erik Rinsch.

Filmi, që do të jetë në 3D, bazohet në një ngjarje të vërtetë të ndodhur në Japoninë e shekullit të tetëmbëdhjetë.

Një samuraj është i detyruar të kryejë ritin seppuku (vetëvrasje) dhe 47 studentët e tij bëhen gati për hakmarrje për t’i dhënë një drejtësi “post mortem”.

Top Channel