Kanye West i kërkon falje ish-presidentit Bush

11/11/2010 16:35

Reperi amerikan Kanye West kritikoi ashpër në vitin 2005 presidentin e atëhershëm të SHBA-së George W. Bush, duke e akuzuar se “nuk i bëhej vonë fare për zezakët”.

Këto akuza erdhën si rezultat i reagimit të ngadaltë të ish-presidentit kur uragani ‘Katrina’ kaloi në New Orleans.

Tani ka ardhur edhe pendimi i West: “Doja t’i thoja George W. Bush që në atë kohë isha shumë i trishtuar për fatkeqësinë që po ndodhte dhe nuk duhej ta kisha akuzuar se ishte racist. Kur je aq i zemëruar nxjerrim nga goja fjalë që nuk duhen thënë.”

Top Channel