Panairi i librit në Tiranë

10/11/2010 20:20

Panairi i librit do të çelet në Tiranë nga data 11-15 nëntor. Janë 80 shtëpitë botuese pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Bullgaria etj.

Sipas organizatorëve të Panairit, do të ketë mbi 200 botime të reja, numër ky më i vogël se vitet e tjera.

Ndër aktivitetet, përpos atyre të përvitshme si promovime librash dhe takime me autorë, do të organizohet forumi me temë: “Botimet në Shqipëri pas viteve ’90 deri në ditët tona”, ku do të diskutohet për problemet e botimeve, të gjuhës, përkthimit etj.

Ndër të ftuarit: Prof. Sabri Hamiti, studjuesi dhe poeti Kim Mehmeti, por edhe të huaj.

Çmimet do të jenë pesë: ai për autorin më të mirë të vitit, përkthimin më të mirë, librin për fëmijë më të mirë, librin studimor dhe risia e këtij viti: çmimi special i panairit.

Gjatë konferencës së shtypit të mbajtur për çeljen e këtij edicioni të 13-të të panairit të librit, botuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për çmimin, sipas tyre të lartë, që po paguajnë për zhvillimin e këtij panairi, që kap shifrën në total prej 16 milionë lekësh, duke e konsideruar si më të shtrenjtin e të gjitha edicioneve.

Top Channel