McCartney, krenar për ‘Beatles’

10/11/2010 14:15

Këngëtari britanik Paul McCartney e konsideron “një privilegj” faktin që ai është “i mbijetuari” i epokës së ‘Beatles”, grup i cili përfaqëson sipas tij “lirinë dhe gëzimin e jetës”.

“Edhe sot luaj këngë të ‘Beatles’. Më pëlqen shumë kur i kujtoj këto këngë dhe njerëzit gjithashtu i pëlqejnë. Të jem “i mbijetuari” i asaj epoke është një privilegj i madh”, u shpreh McCartney për argjentinasen ‘La Nacion’.

McCartney lavdëroi edhe një nga ish-pjesëtarët e grupit ‘Beatles’, të ndjerin John Lennon.

“E kujtoj me shumë dashuri. Kur kompozonim bashkë gjithmonë nxirrnim diçka magjike. Të takosh një person si John Lennon ndodh vetëm një herë në jetë”, përfundon McCartney.

Top Channel