“Despicable Me” arrin 500 milionë dollarë

10/11/2010 16:50

“Despicable Me”, filmi i animuar në 3D me metrazh të gjatë, i prodhuar nga “Universal Pictures” e “Illumination Entertainment”, të shtunën e shkuar ka arritur 500 milionë dollarë nga shitja e biletave në rang botëror.

Lajmin e kanë bërë të ditur shtëpitë kinematografike që kanë prodhuar filmin e tyre të parë të animuar 3D.

Të ardhurat e filmit në SHBA kanë qenë më shumë se 248 milionë dollarë dhe aktualisht është në vend të dytë pas “Toy Story 3” në daljet e filmave të animuar këtë vit.

Top Channel