De Niro do të marrë çmimin “Cecil De Mille”

10/11/2010 15:30

Aktori amerikan Robert De Niro do të marrë natën e ndarjes së “Oscar”-ve, çmimin për karrierën që ka emrin e producentit “Cecil De Mille”.

Bëhet fjalë për një vlerësim që i jepet nga juria duke iu referuar shtypit të huaj.

Çmimi është një ndër më prestigjiozët e kinemasë amerikane.

Në të shkuarën ai i është dhënë figurave të Hollywood-it si Clint Eastwood, Anthony Quinn, Dustin Hoffman, Barbra Streisand, Al Pacino, Michael Douglas, Anthony Hopkins, Steven Spielberg dhe Martin Scorsese.

Top Channel