Vic: David, shpirti im binjak

09/11/2010 16:10

Victoria Beckham nuk lodhet së përsërituri se David është shpirti i saj binjak.

“Martohesh duke ditur se marrëdhënia do të ketë ulje-ngritjet e saj. Ne jemi gjithmonë nën vëzhgim dhe e dinim që kjo gjë do të na e bënte jetën më të vështirë në krahasim me një çift normal”, shprehet ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girls”.

Por, Vic e ka gjetur zgjidhjen: “Gjithmonë gjejmë kohë për të qëndruar bashkë. Fëmijët janë prioriteti ynë, por e mërkura është gjithmonë dita kur dalim për një darkë dhe kjo nuk ndryshon për asnjë arsye. Ditën e mërkurë e kemi të rezervuar vetëm për ne të dy.”

Gjithashtu, Victoria Beckham shprehet shumë e lumtur me jetën në Los Angeles, ku bashkëshorti i saj David luan futboll për ekipin Los Angeles Galaxy.

Top Channel