NBC anulon “Undercovers”

08/11/2010 18:20

Seriali televiziv i Boris Kodjoe, “Undercovers” është anuluar nga NBC pas rënies së shikueshmërisë.

NBC bëri të ditur se nuk do të regjistrojë më episode të reja, pas 13 të parave të parashikuara nga kompania televizive.

Kasti i “Undercovers” është duke regjistruar aktualisht episodin e 12.

Seria televizive pati shumë sukses me pjesëmarrjen e dy aktorëve me ngjyrë, Gugu Mbatha-Raw dhe Boris Kodjoe.

Top Channel