Chloe Moretz: Jeta ime është çmenduri

08/11/2010 12:20

Aktorja 13-vjeçare, Chloe Moretz, ka filluar të ketë gjithmonë e më shumë “fansa të çuditshëm” për shkak të rritjes së famës së saj.

Protagonistja e filmit “Kick Ass” do të luajë rolin e një vampireje me emrin Abby në filmin e ri “Let Me In”.

Chloe këmbëngul se ajo nuk ka ndryshuar dhe i duket i çuditshëm interesi që ka zgjuar në publik: “Jeta ime po shndërrohet në një çmenduri. Më ndjekin fotografët dhe kam fansa të çuditshëm. Më pëlqen tapeti i kuq, por urrej pjesën kur jam e ulur në makinë, një kamera xhiron ngjitur me dritaren dhe nuk mund as të shoh jashtë.”

Gjithsesi, Chloe është shumë e kënaqur me punën e saj dhe u shpreh se nuk ka pasur problem faktin që në filmin e ardhshëm do luajë rolin e një vampireje.

Top Channel