" /> ">

Wintour: Pushimi nga puna duhet

06/11/2010 10:00

Në seminarin e përvitshëm të “Teen Vogue” në New York  lidhur me profesionin e modës, Anna Wintour u jep këshilla të vlefshme të rinjve që duan të futen në këtë botë të vështirë.

“Kam punuar për një kohë të shkurt për Harper’s Bazaar. Më pushuan sepse më shihnin si shumë europiane dhe mendonin se nuk mund t’i kuptoja gratë amerikane”, tregon Wintour. Bëhet fjalë për vitet 70-të, kur Wintour ishte vetëm një 26-vjecare londineze “emigrante” në SHBA, e cila kërkonte të gjente veten.

Nga podiumi i eventit, mbretëresha e modës sugjeron: Ju këshilloj që të pushoheni një herë nga puna. Eshtë një eksperiencë shumë formale që mund t’ju cojë në rrugën e duhur, mund t’ju bëjë të reflektoni se cfarë kërkoni në të vërtetë.

Dhe këtë këshillë e jep një grua që ka ditur gjithnjë cfarë të bëjë, duke treguar vendosmëri dhe pasion dhe duke u bërë drejtoreshë e “Vogue America” dhe një prej figurave më të fuqishme në sistemin e modës.

Top Channel