Leonardo di Caprio në “Djalli në Qytetin e Bardhë”

04/11/2010 11:25

Leonardo di Caprio do të jetë protagonist dhe producent në filmin “Djalli në Qytetin e Bradhë” (“The Devil in the White City”), një përshtatje e romanit të Erik Larson.

Romani tregon historinë e vërtetë të arkitektit që krijoi “Ekspozitën Universale të Cikagos” në 1983 dhe të një burri që kërkoi ta shkatërronte atë, një vrasës serial i cili përdori këtë ekspozitë për të tërhequr viktimat e tij.

Leonardo di Caprio do të luajë rolin e vrasësit.

Ende nuk është vendosur se cili do të jetë regjizori i këtij projekti.

Top Channel