Vidhet shtëpia e Keira Knightley

03/11/2010 14:10

Aktorja 25-vjeçare po mendon të mos jetojë më në Londër pasi shtëpia e saj u vodh nga disa hajdutë, të cilët morën disa laptop-ë.

jë burim i ka treguar tabloidit ‘The Sun’: “Keira është shumë e bezdisur nga fakti që dikush mund të “zhbirojë” në gjërat e saj private.”

Ylli i filmit “Piratët e Karaibeve” ndodhej në Romë për debutimin e filmit të saj të fundit “Last Night”, gjatë kohës që ndodhi vjedhja.

Hajdutët kishin vjedhur momente më parë edhe dy shtëpi të tjera në të njëjtën lagje dhe për këtë arsye policia nuk mendon se aktorja ishte objektivi fiks i tyre.

Top Channel