Schwarzenegger, relaks para lamtumirës

03/11/2010 10:20

Në mes të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, guvernatori republikan i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, relaksohet duke bërë xhiro me biçikletë në ‘Venice Beach’, në Los Angeles.

Pas shtatë viteve në pushtet, protagonisti i ‘Terminator’ do t’i thotë lamtumirë politikës janarin e ardhshëm.

Schwarzenegger do të lërë mandatin me shifrat më të ulta të popullaritetit të dy legjislaturave që ka kryesuar.

Top Channel