Klasifikimi i personazheve më të “këqinj”

03/11/2010 16:45

Kush është mbreti i të burgosurve në Hollywood-it? Kohët e fundit policia amerikane është detyruar të burgosë personazhe të njohura si Mike Tyson, Paris Hilton, Noemi Campbell apo Charlie Sheen.

Duke u nisur nga kjo, një blog amerikan ka bërë klasifikimin e të “këqinjve” në radhët e yjeve.

Sipas Daily Beast, duket se vendin e parë me 66 arrestime e mban Martin Sheen, babai i Charlie, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për skandalet seksuale dhe dhunën në familje.

Mes grave më të “këqija” të Hollywood-it është Lindsay Lohan, aktorja e cila ka përfunduar pesë herë pas hekurave. Ndërkohë me nga tre arrestime e ndjekin Naomi Campbell dhe Paris Hilton.

Top Channel