Blunt: Lufta në Kosovë, një përvojë mizore

03/11/2010 16:25

“Të shohësh njerëz në luftë është një përvojë mizore. Mëson se ata u përngjajnë më shumë kafshëve se sa mendon”.

Kështu është shprehur këngëtari James Blunt duke iu referuar periudhës që ka kryer shërbimin ushtarak në luftën e Kosovës.

“Përjetimet e mia unë i kam përpunuar më vonë në disa këngë. Për shembull në ‘No Bravery’ me albumin tim të parë ose në ‘Same mistake’ dhe në këngën ‘I Really Want You’, në diskun tim të dytë. Por nga koha ime si ushtar tashmë kanë kaluar tetë vjet. Jam i gëzuar që ndërkohë kam parë kaq shumë gjëra të tjera dhe kam mbledhur përvoja të reja”, ka deklaruar Blunt.

Pas një mungese tre vjeçare, këngëtari britanik kthehet me një tjetër album “Some kind of trouble”.

Top Channel